Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

'Goditje' të fortë ndaj simuluesve, në Angli nxjerrin një rregull ndëshkues

Shkruar nga NEWSPORT
'Goditje' të fortë ndaj simuluesve, në Angli nxjerrin

Anglia ka vendosur që te fusë një rregull të ri në futbolli. Rastet e turpshme të simulimeve do të fillojnë të reduktohen me futjen në fuqi të këtij rregulli.

Këtë e konfirmon Federata Angleze e Futbollit dhe pritet që ligji të hyjë në fuqi që sezonin e ardhshëm.

Sipas rregullit të ri, të gjithë lojtarët që do të shpallen fajtorë për jashtë zone do të ndëshkohen me një ndeshje pezullim.

Ndërsa pritet të jetë më e ashëpr për ata që simulojnë në zonën e rreptësisë, të cilët do të ndëshkohen me dy ndeshje pezullim. Sipas rregullave të vendosura, paneli i cili do të gjykojë këtë situatë më anë të pamjeve filmike dhe fotove gjatë ndeshjes, do të përbëhët nga nje ish-gjyqtarë futbolli, ish-trajnerë dhe ish-futbollistë.

Si do të funksionojë? Vendimi i marrë nga Federata Angleze ka përcaktuar se cilat raste do të kalojnë në sitë, pasi jo të gjitha rastet mund të jenë objekt mbikëqyrje nga paneli i lartëpërmendur. Në sitë do të kalojnë vetëm rastet, nëpërmjet të cilave është fituar një penallti e padrejtë, në rast se simulimi kalon në nxjerrje të kartonit të kuq të lojtarit kundërshtar apo nxjerrja e dytë e kartonit të verdhë. Në njoftimin e saj federata angleze ka bërë me dije se vendimi ka ardhur pas një konsultimi të gjatë me të gjithë aktorët e futbollit ishullor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga