
Jan Vertonghen do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit. Mbrojtësit belg I përfundon kontrata me skuadrën londineze dhe ka vendosur që mos të rinovojë.
Interi ka nisur nga puna për të forcuar skuadrën e sipas mediave italiane, zikaltërit janë pranë firmës me Vertonghen. Do të jetë një goditje me parametra 0 për Interin duke parë që lojtarit I përfundon kontrata e tij me Tottenham.
Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e lojtarit pasi në drejtim të tij ka edhe oferta të tjera nga kampionati Italian. Roma dhe Fiorentina kërkojnë Jan Vertonghen në skuadër, por fakti që Interi do të luajë me shumë mundësi në Champions League sezonin tjetër e bën më të avantazhuar.
Poll