Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Goditje “BIG” nga klubi i Kategorisë së Dytë, firmosin me ish-mbrojtësin e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Goditje “BIG” nga klubi i Kategorisë së Dytë,

Kategoria e Dytë bëhet gati të nisë edicionin e ri sportiv, ku më 23 shtator do të ngrejë siparin e sezonit 2023-2024. Klubet kanë bërë ndërhyrjet e tyre në merkato, por puna vazhdon përsëri për të bërë përgatitjet e fundit.

Klubi i Shkumbinit vjen me pretendime të mëdha këtë sezon teksa kanë afruar edhe një president të ri, biznesmenin Ali Kasa, i cili u prezantua nga kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi. Në skuadër janë afruar shumë lojtarë ndërsa së fundi kanë arritur akordin edhe me një tjetër goditje.

Mario Teqja do të jetë futbollisti më i ri i bardhekaltërve, raporton ‘Futbolli në Shqipëri’. Ish-mbrojtësi i Egnatias ishte një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato ku pas tij ishin edhe skuadra nga Kategoria e Parë si Tomori. Mbrojtësi ka firmosur kontratën 1-vjeçare dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga