
Kandidati për president i Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino çoi në gjykatë zgjedhjet e bëra në 7 shkurt, ku i rizgjodh për të 5-tën herë Armand Duka. Tashmë gjykata e Tiranës ka gjykuar çështjen në fjalë dhe ka marrë vendim që Asambleja e Përgjithshme e 7 shkurtit është e pavlefshme. Sipas "Report TV", zgjedhjet do të përsëriten.
Është kërkuar lista e të gjithë anëtarëve që votuan dhe gjykata ka arritur në konkluzionin se shumë votues kanë qenë të paligjshëm. Shumë votues të mandatuar kanë qenë të paligjshëm. Tashmë ky vendim mund të apelohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Poll