E ardhmja e Anthony Martial duket gjithnjë e me larg Manchester United. Sulmuesi francez këtë sezon ka bërë 19 paraqitje, ku vetëm në 5 si tutllar, ndërsa në të tjera është zëvendësuar gjithmonë.
Gjithashtu, marrëdhënia e tij me Ten Hag duket se nuk është aspak e mirë. Largimi i tij është i sigurt, por nuk dihet nëse do të ndodhë në janar apo në fund të sezonit kur t’i përfundojë kontrata. Në ndeshjet e këtij sezoni mes Kupës dhe Premier League, lojtari ka shënuar vetëm dy gola.
Pikërisht për situatën e sulmuesit francez ka folur trajneri i United, Erik Ten Hag në prononcimin e dhënë pas fitores me Aston Villan mbrëmjen e djeshme.
“Martial ende nuk është mirë. Rinovimi? Kur të kemi lajme do t’ju them. Por diçka e tillë nuk është qëllimi ynë”, ka thënë Ten Hag, duke lënë të nënkuptohet që Martial nuk është një nga lojtarët e tij të preferuar.