Presidenti i Kukësit Safet Gjici u ka ndenjur pranë lojtarëve gjatë ndeshjeve të fundit, ku është parë që ai ka krijuar afrimitet me ta dhe ka shkëmbyer jo pak herë batuta. Pak orë para sfidës së mbrëmshme ai u ka kërkuar lojtarëve të bëjnë diçka që nuk e kanë bërë herë tjetër.
Futbollistëve në copa letrash iu është dashur që të shkruajnë sa përqind besim kanë se do e kalojnë këtë raund në Europë. Letrat janë mbledhur po nga Gjici, i cili pasi i ka vëzhguar një e nga një, nuk ka shprehur përqindjen e mesme që mund të shkonte pasi i kishite letrat në duar.