Barcelona po rinovon stadiumin Camp Nou, një investim që kushton plot 1.5 miliardë euro dhe po përfiton sa më shumë prej saj për të shitur pjesë të objektit të vjetër si suvenire. Në faqen e internetit të klubit blaugrana ka tre produkte me barin nga fusha, me çmime midis 50, 80 dhe 420 euro.
Gjithashtu ka edhe produkte të tjera si pjesë të rrjetave të portës, të nxjerra në shitje me 80 euro. Një biznes shumë origjinal që luan me pasionin e tifozëve dhe që ndoshta do t'i japë një dorë edhe arkës së klubit, që është në vështirësi të mëdha.
Katalanasit do të zhvillojnë ndeshjet e këtij sezoni në stadiumin olimpik “Lluís Companys”.
Galeria fotografike ()
Poll