Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Presidenti i Shqipërise Ilir Meta reagon për parrullën e tifozëve të PARTIZANIT : Një gjest antisportiv dhe rracistë

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Shqipërise Ilir Meta reagon për parrullën e

Hapja e parrullës në ndeshjen midis Partizanit dhe Skënderbeut në të cilën shkruhej "Një grek më pak, një bastard më pak" duket se ka bërë jo pak bujë.

Në lidhje më këtë çështje përveç drejtuesve te klubit Partizani apo tifozerisë së kuqe që janë distanacuar nga kjo banderolë ka reaguar edhe presidenti I Shqipërisë Ilir Meta.

Nëpërmjet zëdhënësit të tij për shtyp Tedi Blushi, i pyetur nga mediat lidhur me këtë çështje  është shprehur se "Presidenti I Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, theksonë se parrullat e hapura në shkallët e stadiumit "Selman Stermasi" në ndeshjen midis Partizani dhe Skënderbeut është jo vetëm e papranueshme, por thellësishtë e dënueshme.

Një banderol e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korefinjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipt tonë kombëtar duke pasur kombësinë greke.

Sidoqoftë, këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës se urrejtjes mes popujve tanë", tha Blushi.

Poll

Lexo gjithashtu