
Gjermania dhe Spanja do të ndeshen ditën e dielë në orën 20:00. Për kombëtaren gjermane është një sfidë tepër delikate ku fitorja është një detyrim, për të vijuar më tej.
Konferenca për shtyp e trajnerit Flick ishte një kaos total për gazetarët dhe teknikun gjerman, ku veç problemeve teknike ishte vet 57 vjeçari që dëshironte të shmangte pyetjet.
Konferenca e Hansi Flick:
"Për ne është është shumë e rëndësishme të tregojmë karakter në ndeshjen e së dielës. Kështu jam përgjigjur shumë herë. Ne do të përpiqemi që të kemi shancin e fundit në ndeshjen e fundit. Kjo është ajo që ne kemi objektiv dhe kjo është ajo çfarë ne shikojmë me pozitivite, sepse unë gjithashtu mendoj që kemi një ekip të mirë.
Ne nuk mund të krijonim qëndrueshmërinë e duhur mbrojtëse. Ju lutemi shikoni mikrofonin, është ndezur dhe është shumë shumë e pakëndshme për ne."
Ndërpritet intervista.