
Gjermania është pa një trajner që pas largimit të Hansi Flick. Federata Gjermane e Futbollit shkarkoi pak ditë më parë trajnerin për shkak të rezultateve negative që ka marrë në krye të kombëtares.
Prej ditësh drejtuesit kanë nisur të mendojën për një zëvendësues. Një emër potencial është ish-timonieri i Bayern Munich, Jurgen Nagelsmann. Ky i fundit është pa një skuadër që pas largimit nga bavarezët.
Pavarësisht largimit nga kampionët e Gjermanisë, sërish Nagelsmann ka kontratë me Bayern deri në vitin 2026. Gjithsesi drejtuesit e Bayern jan ëgati të heqin dorë nga komisioni i transferimit të tij nëse Federata Gjermane e Futbollit merr përsipër të paguajë 100% pagesën e trajnerit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë rast.