
Gjermania do të përballet me Anglinë në stadiumin e “Ëembley”-it në finalen e madhe të EURO 2022. Përfaqësuesja e femrave gjermane ka mposhtur sonte në gjysmëfinale Francën me rezultatin 2-1. Ndeshja ishte shumë e luftuar, por dy golat e Alexandra Popp i dhanë triumfin Gjermanisë.
Vajzat gjermane kaluan të parat në avantazh, ndërsa minutën e 45-të shifrat u barazuan 1-1 pas një autogoli të Frohms. Në pjesën e dytë ishte sërish Popp që realizoi dhe vulosi rezultatin duke çuar në finalen e 31 korrikut përfaqësuesen e Gjermanisë që do të luajë kundër Anglisë.
Poll