
Federata Shqiptare e Volejbollit do të organizojë ditën e nesërme ndeshje miqësore në volejboll, mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku do të jenë pjesëmarrës kombëtarja e meshkujve dhe femrave.
Aktiviteti quhet Kupa "Gjergj Kastriot Skënderbeu" dhe do të organizohet në ambientet e Akademisë "Dhimitraq Goga". Federata jep lajmin e mirë se hyrja në sallë do të jetë falas për të gjithë.
Ndeshja Shqipëri-Kosova për vajza do të zhvillihet në orën 16:00, ndërsa sfida e djemve do të organizohet në orën 18:00.
Këto takime do të shërbejnë si një test për skuadrat, në prag të turneut të Europa League, që do të fillojë më 20 Maj.
Poll