Nga shpërthimi i ndodhur sot në autobusin e skuadrës së Dortmundit, mbeti i plagosur mbrojtësi Marc Bartra.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të shpërthimit dhe nga se është shkaktuar, ndonëse për momentin, policia gjermane po heton pistën e një sulmi terrorist.
Ndërkohë, "Sport Bild" raporton se mbrojtësi Marc Bartra aktualisht ndodhet në sallën e operimit, pasi ka marrë plagë në duar, ndërsa ka thyer një gisht.
Qendërmbrojtësi i Dortmundit rrezikon të mbyllë sezonin para kohe, ndërsa Drejtori Sportiv i klubit gjerman, Vacke u shpreh: "Nuk e di nëse skuadra do të jetë në gjendje optimale psikologjike që të luajë nesër kundër Monakos".
Sfida Borusia Dortmund-Monako u shty për ditën e nesërme në orën 19:45.
[caption id="attachment_99574" align="alignnone" width="727"] Marc Bartra[/caption]