Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gjasula optimist: Barazimi rezultat i drejtë, ekipi sot ishte… OK

Shkruar nga NEWSPORT
Gjasula optimist: Barazimi rezultat i drejtë, ekipi sot ishte… OK

Klaus Gjasula ka folur pas humbjes 1-0 me Poloninë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare analizoi shkurtimisht atë që ndodhi në këtë sfidë duke u shprehur i mërzitur që nuk morën pikë në një sfidë që pati gjithçka. Në fjalën e tij për gazetarët, Gjasula deklaroi:

“Nuk kishte lidhje me skemën goli që pësuam. U kthye topi dhe i doli topi para këmbëve. Nuk duhet të pësojmë ashtu golash. Ne provuam të gjitha. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë me top. Mënyra se si luajti ekipi sot ishte OK. Skema ishte e mirë.

Barazimi dhe shpresat? Unë jam shumë optimist për ndeshjet e ardhshme. Barazimi do të ishte në rregull. Por kështu është futbolli. Në të ardhmen do të bëhet akoma më mirë dhe jam shumë optimist me atë që pashë.

Moduli i ri? Në këtë skemë të re nuk kemi luajtur ende. Ne kishim një javë kohë për të punuar. Trajneri i ka provuar të gjitha. Të tre jemi mesfushor gjendre dhe ishte OK”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga