Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjashtë vite më parë me Elbasanin, sot me Salzburgun, mësoni më tepër për "Ultras Guerrils"

Shkruar nga NEWSPORT

2Tifo-grupi "Ultras Guerrils" u themelua në ditët më të vështira që po kalonte Partizani. Paraqitja e parë e tyre është shënuar në datën 07/03/2010 në ndeshjen Partizani-Elbasani, ku të kuqtë triumfuan me rezultatin 1-0. Që aty ultrasit e "demave" nuk reshtën kurrë së mbështeturi ekipin e tyre në çdo cep të Shqipërisë, e deri nesër që ata do të nisen për në Austri.

Emri "Guerrils" ka lidhje me partizanët që luftuan për Shqipërinë, për ta gëzuar të lirë Shqipërinë. Ashtu dhe ata luftuan për ekipin e tyre1 të zemrës në momentet më të errëta të historisë së klubit.

Partizani, ashtu siç e shprehin dhe në koret e tyre, është për ta gjaku n'vena që rreh, gëzimi i ditëve dhe netë të tyre, arsye për të jetuar dhe për ta shijuar Legjendën Partizan.

"Guerrils", si tifo-grup kanë premtuar që do ta ndjekin '46 kudo që fanella e kuqe do të zbresë në fushë. Problem mund të jetë për tifozët e thjeshtë, por ata do të jenë prezent në çdo ndeshje të Partizanit.

q

Transferta e Budapestit për tifozët e kuq ishte sukses i plotë, 100% pasion, sakrificë dhe dashuri e kuqë. Transfertë e papërsëritshme për emocionet që transmetoi.

Për ndeshjen e së mërkurës kanë deklaruar që mezi po e presin. Kërkesat për të rezervuar një vend për udhëtimin drejt Austrisë kanë qenë të shumta dhe si rrjedhojë nuk ka vende bosh. Megjithatë Ultrasit kanë premtuar që po punojnë për të siguruar vend dhe për ata q12ë kanë dëshirë t'i bashkohen.

Ndërsa për Skënderbeun dhe Tiranën, rivalët e tyre të përjetshëm "Ultras-Guerrils" kanë një mesazh:

" Le të qëndrojnë dhe pak me pushime ata, të mos marrin protagonizëm nga arritjet që po bën Partizani".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga