Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Giuseppe Rossi rikthehet të luaj futboll, ja ku do e shohim pjesën e mbetur të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Giuseppe Rossi rikthehet të luaj futboll, ja ku do e shohim pjesën e

Giuseppe Rossi do të rikthehet të luaj futboll për skuadrën e SPAL në Serie B. 36 vjeçari ka qenë lojtar i lirë që nga korriku 2022. Deri në atë kohë ai luante për SPAL dhe tani rikthehet sërish te skuadra e renditur e 18-ta në Serie B.

Klubi para pak kohësh shkarkoi trajnerin De Rossi për rezultate të dobëta. Rossi rikthehet për të ndihmuar skuadrën të evitojë rënien një kategori më poshtë. Te SPAL ai do të gjejë edhe Radja Nainggolan, i cili u bashkua me ekipin në merkaton e dimrit.

Karriera e Rossit është shumë e pasur. Ai ka qenë pjesë e ekipeve si Parma, Fiorentina, Newcastle United, Villarreal, Celta Vigo, Genoa dhe Real Salt Lake City. Mendohet se te SPAL do të jetë fundi i karrierës së Rossi.

Këtë javë klubi italian zyrtarizoi Massimo Oddo në drejtim të ekpit. Ish lojtari i Milan, Bayern dhe Lazio do të zëvëndësoj De Rossin në pankinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga