Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Giroud si kuqezi: Dyshe fantastike me Ibran, jam besimtar dhe Zoti deshi të vija te Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Giroud si kuqezi: Dyshe fantastike me Ibran, jam besimtar dhe Zoti deshi të

Francezi Olivier Giroud ka folur për herë të para si milanist. Edhe pse debutoi për Milan me gol në miqësoren kundër Nice, vetëm sot sulmuesi që do mbajë numrin 9 ka folur si kuqezi. Giroud do jetë përkrah Ibrës në sulmin e Milan, teksa sulmuesi ka treguar se si besimtar e dinte se Zoti do ia kryqëzonte një ditë rrugët me Milan.

"Jam i krishterë dhe Zoti donte që unë të vishja fanellën e Milanit dhe jo të Interit sezonin e shkuar. Unë nuk jam paragjykues, një numër fanellë nuk mund të ndikojë në mënyrën time të lojës në fushë. Lojtarët si Inzaghi, Van Basten mbanin fanellën me numrin nëntë. Kjo nuk më vë në presion, Do bëj çmos të kënaq tifozët.

Për mua është një nder të luaj përkrah një lojtari të madh si Ibrahimovic. Jam te Milani për të sjellë përvojën time dhe ne mund të plotësojmë njëri-tjetrin. Është e lehtë të luash përkrah një lojtari me personalitetin e tij. Jam i sigurt që do të ishim një dyshe e mrekullueshme. Kam ardhur këtu me përulësi të madhe.

Të luash me lojtarë të mëdhenj nuk është e vështirë. Unë mund t'i përshtat cilësitë e mia me ta tijat. Nuk është e pamundur që të luajmë të dy njëkohësisht. Mendoj se kohët e fundit Ibra është më shumë një numër 10, një lojtar që krijon lojë", tha mes të tjerash Giroud.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga