Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

GIROUD “elozhe” LEAOS: Bëri një lojë të shkëlqyer, të gjithë fituam si ekip. Derbi në gjysmëfinale? Do të ishte fantastike

Shkruar nga NEWSPORT
GIROUD “elozhe” LEAOS: Bëri një lojë të

Milan siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League, pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 2-1 skuadrën e Napolit. Olivier Giroud ishtë protagonisti absolut në këtë sfidë.

Fillimisht francezi do të humbiste një penalllti, ndërsa më pas do të shënonte në golin e avantazhit të asistuar nga Rafael Leao. Pas kësaj ndeshje Giorud ka theksuar se Leao bëri një lojë fantastike, ndërsa për një derbi të mundshëm në gjysmëfinale sulmuesi deklaroi se do të ishte një sfidë mjaft e bukur.

“Rafael Leao bëri gjithçka mirë dhe unë isha në vendin e duhur. Ai ishte i mirë dhe pati një lojë të shkëlqyer. Të gjithë së bashku treguam një shpirt të mirë ekipor. Tani mund të ëndërrojmë. Ka vetëm skuadra shumë të forta. Duhet të ruajmë qetësinë.

A do të përballemi me Interin në gjysmëfinale? Po, mund të ndodhë. Do të ishte një gjysmëfinale e mirë, por mendoj se Benfica nuk e ka thënë ende fjalën e fundit”, përfundoi Giroud.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga