
Gilman Lika është rikthyer te Vllaznia. Nëse në fushë dhe me shiritin e kapitenit mëngjarashi shkëlqeu si futbollit, tanimë është koha që atij t’i besohet posti i trajnerit për ekipin e U-17.
Nga 1 gushti, Gilman Lika do marrë postin e ri, me drejtuesit që kanë besuar te aftësitë e ish-kapitenit. Vllaznia U-17 pak kohë më parë u shpall kampione e Shqipërisë dhe Kupës së Republikës, nën drejtimin e Edmond Doçit.
Sezonin e shkuar Lika ishte pjesë e stolit të Basania U-15 në Superligë, ndërsa ish-lojtari i Kombëtares do marrë drejtimin e moshave të Vllaznisë.
Poll