Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gëzojnë te Barcelona, largimet e Albas dhe Busquets “blindojnë” GAVIN

Shkruar nga NEWSPORT
Gëzojnë te Barcelona, largimet e Albas dhe Busquets

Nga Barcelona në fund të këtij sezoni do të largohen Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Të dy lojtarët po luajnë sfidat e fundit me katalanasit.Të dy veteranët kishin paga shumë të larta, të trashëguara nga epoka e Bartomeut. Tashmë me largimin e tyre është ulur ndjeshëm niveli i pagave. Në këtë mënyrë klubi mund të regjistrojë Gavin.

Talenti i blaugranave ka një klauzolë në kontratën e tij sipas të cilët nëse deri më 1 korrik klubi nuk arrin ta regjistrojë si lojtar të parë të skuadrës atëherë ka të drejtën të largohet.

Busquets dhe Alba e lehtësojnë me rreth 40 milionë euro arkën e Barcelonës. Tani ndizet drita jeshile edhe për përditësimin e kontratës së Araujos dhe rinovimin e kontratës së të riut Alejandro Balde.

Por në “Camp Nou” në fakt po presin me padurim rikthimin e Lionel Messit, ndërsa argjentinasi akoma nuk ka vendosur se cila është skuadra ku do të vazhdojë karrierën pas largimit nga PSG.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga