
Kukësi është drejt mbylljes së merkatos, teksa drejtuesit po kërkojnë për një mbrojtës të majtë. Emri i përfolur së fundmi është Ronald Gërçaliu, ish-mbrojtës i bardhebluve të Tiranës. I kontaktuar nga newsport.al, drejtori sportiv i Kukësit, Dritan Dervishi, ka konfirmuar që verilindorët janë në tratativa me 30-vjeçarin për të arritur një marrëveshje për sezonin e ri.
"Jemi në bisedime me Gërçaliun për të arritur një marrëveshje për sezonin e ri. Gjithçka është drejt përfundimit dhe shpresoj që të arrijmë akordin përfundimtar", ka deklaruar Dritan Dervishi.
Gërçaliu ishte pjesë e bardhebluve të Tiranës sezonin e kaluar, ndërsa në këtë sezon me shumë gjasa do të veshë fanellën e fituesve të Kupës së Shqipërisë.