Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gentian Mezani gjen fajtorin: Mund të kishim marrë tre pikë nga takimi, ekipi pati probleme

Shkruar nga NEWSPORT
Gentian Mezani gjen fajtorin: Mund të kishim marrë tre pikë nga

Pas humbjes 1-0 ndaj Skënderbeut, ka folur trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, i cili ka analizuar lojën e zvilluar, duke pranuar dhe gabimet që ekipi i tij ka bërë gjatë këtij takimi.

“Sigurisht që ndjej pak keqardhje pasi gabuam minutat e fundit. Patëm dhe në rastet tona, por nuk u finalizuan. Kishim mundësi për të rikuperuar edhe pse ishin pak minuta. Fajtor mund të them se ka qenë portieri. Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Po shkonte gjithkça sic kishim planifikuar, nëse do kishim minuta do kishim mundësi të rikuperonim. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje, por nuk rezultoi ashtu siç pritej. Kishim përballë një skuadër të fortë. Na kanë ndëshkuar pak Berisha në qendër, Shkodra në mesfushë. Në fazën sulmuese patëm probleme. Na kanë munguar lojtarët që mund të bënin ndryshimin. Mu duk dalje e gabuar e portierit, ishte një dalje e vonuar e Frashërit”, ka thënë Mezani për “Supersport”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga