
Ditën e mërkurë do të luhet finalja e "Kupës së Italisë", Milan-Juventus. Trajneri Gennaro Gattuso në konferencën përpara ndeshjes ka folur për gjendjen e ekipit të tij dhe për rëndësinë e ndeshjes.
"Kemi një grup të rinjsh dhe janë shumë entuziastë dhe mund të them që dueli i nesërm për ne është si një finale e "Kupës së Botës". Nuk i kam karikuar shumë djemtë, sepse ata janë vet shumë të motivuar për këtë garë. Luajmë kundër një skuadre fituese siç është Juventus, që ka një mentalitet të madh dhe lojtarë të mëdhenj. Ne duhet ta provojmë, do të luajmë për fitore për të marrë një rezultat pozitiv", është shprehur tekniku i skuadrës së Milanit.
Poll