
Genc Tomorri dhe Safet Gjici ishin të ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH. Drejtori i Partizanit dhe presidenti i Kukësit replikuan me njëri-tjetrin për çështjen e ndërrimit të trajnerëve. Gjici deklaroi që po i kushtohet një vëmendje e madhe largimit të "timonierëve" nga pankina e Kukësit, teksa një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe te Partizani, ku janë larguar shumë trajnerë. I menjëhershëm ishte reagimi i drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Genc Tomorri i cili replikoi: "Jo, nuk është e njëjta gjë. Dua të të them që ne kemi ndërruar trajnerë sa gjysma juaj". Në këtë moment ndërhyri gazetari Fatjon Shehu teksa konfirmoi: "Është e vërtetë, Partizani ka ndërruar vetëm 6 trajnerë".