
Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka dhënë një intervistë për TTW pas suksesit të skuadrës aktuale të tij Monza nda Albinoleffes. Berlusconi ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve aktual të kuqezinjve, Gazidis, ndërkohë ka dhënë sinjale se në rast se Milani do të rikthehet në maja, drejtimin e klubit duhet ta marrë përsëri ai.
Fjala për Gazidis, pasi tha se shpëtoi Milanin nga Seria D:
"Disa fraza duhet t'i lësh pa përmendur dhe disa nuk duhet t'i mendosh fare, ose në rast se do të flasësh këshillohet që të shkosh në tualet, të mbyllni derën dhe pastaj t'i thoni ato", u shpreh Berlsuconi me ironi ndaj Gazidis.
Si mund të rikthehet Milani siç ka qenë?
"Prit, më lër të mendohem. Duhet të kthehet Silvio Berlusconi...Prishja e San Siros? Ne jemi lidhur me zemër me atë stadium. Është fusha ku ne kemi fituar shumë dhe ku futbolli shihej më mirë. Nëse vendosin të ndërtojnë një stadium modern ku mund të luajnë Milani dhe Interi, atëherë San Siro le t'ia dhurojnë Monzës", përfundoi Berlusconi.