Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gazetari shqiptar nga Maqedonia sulmon kolegët: Dënoni racizmin ose do reagojmë me të njëjtën monedhë

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari shqiptar nga Maqedonia sulmon kolegët: Dënoni racizmin ose do

Gazetari shqiptar nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi, ka reaguar mjaft ashpër pas koreve të shumta raciste të tifozëve të Vardarit në ndeshjen ndaj Shkëndijës. Ai u bën thirrje kolegëve maqedonas të shkuajnë dhe të flasin duke e dënuar këtë akt, jo të rrinë në heshtje dhe të kujtohen për racizmin vetëm kur bëhet nga tifozët shqiptarë të Shkëndijës apo Shkupit. Ibrahimi ua bën të qartë kolegëve të tij se për aq kohë sa ata nuk dënojnë racizmin e tifozëve maqedonas, të mos presin që diçka të tillë ta bëjnë gazetarët me kombësi shqiptare për racizmin e tifozëve shqiptarë.

Më poshtë reagimi i tij i plotë me anë të një statusi në Facebook:

“Një porosi për kolegët maqedonas. Dje si gazetar ndoqa derbin e javës së dyte mes Vardarit dhe Shkëndijes. Me vjen keq që si gazetar në vend se të shkruaj për bukurinë e derbit, me duhet të shkruaj për pjesën më të keqe të këtij takimi-fyerjet dhe ofendimet në baza etnike. Që nga minuta e 30-të e deri në fund të lojës tifozët maqedonas të ashtuquajtur ‘Komiti’ janë shfryrë duke brohoritur dhe ofenduar në baza kombëtare. Dhe, ky si duket ka qenë qëllimi i ardhjes së tyre në stadium, jo për të mbështetur skuadrën e tyre por thjeshtë vetëm për të poshtëruar shqiptarët. Çka është më tragjike këtyre huliganëve i bashkoheshin edhe pjesa tjetër e publikut, që duken më të civilizuar. Dhe, kur delegati kërkonte ndalimin e ofendimeve, ata ia kthenin me vërshëllima, që me fjalë të tjera i binte përse na e tërhiqni vërejtjen, kemi ardhur për t’u “kënaqë”! E nëpër portale maqedonase asnjë fjalë nga kolegët tanë për këto ofendime. Të gjithë në heshtje, thua se asgjë nuk ka ndodhur! Të nderuar kolegë të përkatësisë maqedonase përse po e fshehni këtë dukuri negative. Perse po bëheni të njëanshëm. Mos shkruani vetëm kur tifozët shqiptarë ju fyejnë juve në Shkup e Tetovë, sepse ju vetëm atëherë shihni dhe dëgjoni. Kur të ndodh e kundërta, mos kërkoni nga ne që ta bëjmë të njëjtën që ju duhet ta bëni. E pash se edhe Shkëndija paska reaguar dhe mirë ka bërë. Reagimit të Shkëndijes duhet t’i bashkohen edhe klubet si Renova, Shkupi e Vëllazërimi. Le të jetë ky mesazhi i fundit për Federatën e futbollit se nëse vazhdohet me ofendime të tilla do të rishikohet statusi i tyre i mëtejmë. Është koha e fundit që edhe përfaqësuesit shqiptarë në FFM duhet ta ngrejnë zërin e tyre. Duhet njëherë e përgjithmonë t’i thuhet STOP kësaj pune. Me veprime të tilla nuk mund ta çojmë futbollin përpara.”

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga