
Gavi ka marrë vëmendjen në kampin e Barcelonës. Rinovimi i tij është bërë prioritet, për të larguar klube si Milan që kanë shfaqur interesim të hapur për të përfituar shërbimet e andaluzianit. Klubi e ka bërë një lëvizje duke bërë ofertë zyrtare për rinovim dhe i takon futbollistit të vendosë, raportojnë mediat spanjolle.
Vetëm 17 vjeç, Gavi ishte një prej gëzimeve të tifozëve blaugranas në këtë sezon të dështuar. Mesfushori qendrës në vitin e tij të parë me Barçën mori pjesë në 47 ndeshje, 36 prej të cilave si titullar.
Rëndësia e tij për Xavin është e dukshme. Vlen për t’u theksuar dhe paraqitja e tij me Kombëtaren e Spanjës, ku fitoi lëvdata nga trajneri Luis Enrique. Gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim pasi lojtari ka 1 vit të mbetur kontratë dhe Barça e konsideron lojtar të rëndësishëm.