Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gavazaj flet si korçar: Ja pse lashë Belgjikën për Skënderbeun!

Shkruar nga NEWSPORT
Gavazaj flet si korçar: Ja pse lashë Belgjikën për

Një nga përforcimet e fundit të Skënderbeut, mesfushori Enis Gavazaj, ka dhënë një intervistë për afqen zyrtare të klubit kampion, ku tregon edhe arsye pse la Belgjinë dhe u bashkua me korçarët. Futbollisti i Kombëtares U-21 ka dhënë këto përgjigje për pyetjet e tifozëve korçarë:

-Prej ditësh jeni pjesë e ekipit tonë, mendoni se do tregoni vlerat tuaja më të mira në kupat e Europës për të realizuar ëndrrën e madhe të tifozëve për të hyre në grupet e Champions League?

-Besoj se me serjozitet, punë dhe angazhim do të arrij të jap më të mirën në fushën e lojës dhe shpresoj që të realizojnë këtë ëndërr timen dhe tifozëve duke u kualifikuar në grupet e Championsit.

-Mireseardhe ne familjen Bardhekuqe Enis, pas eksperiences tuaj me Gent dhe Roselare vendoset që të jeni pjesë e Skënderbeut, cila ishte arsyeja?

-Pas aventurës në Belgjikë zgjodha ti bashkohem familjes bardhekuqe pasi më ka bindur dhe filozofia e klubit.Këtu punohet me të rinjtë dhe ka një strategji të qartë pune.

-A beson se do ta zevendesosh Berishën pasi ne si tifoze e ndjejmë mungesën e tij?

- E kam ndjekur Skënderbeun kur Bernardi ishte këtu dhe mendoj se ai ka bërë një punë mjaft të mirë por un mund të premtoj vetëm që do të jap maksimumin nga vetja ime në të mirë të klubit.

-Çfarë përshtypje të ka lënë Agostineli dhe shokët e ekipit deri në këto momente?

- Sa i përket tranerit të gjithë jemi të kënaqur me punën e Agostinellit ndërsa gjej rastin të falenderoj shokët e ekipit për mikpritjen që më kanë ofruar prej mbërritjes time këtu.

-Çfarë i premton tifozëve për këtë sezon?

Siç e thashë edhe më lart, unë premtoj që do jap maksimumin në aspektin personal me shpresën se do t'i arrijmë të gjitha objektivat e klubit. I përshëndes të gjithë tifozët e Skënderbeut.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga