Gennaro Gattuso pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Trajneri italian ka si objektiv të arrijë zonën Champions e nëse nuk do të arrijë këtë objektiv me shumë mundësi do të largohet nga skuadra. Presidentin De Laurentis, sipas mediave italiane ka nisur bisedimet me 10 trajnerë të ndryshëm për të gjetur se cili do të jetë njeriu i duhur për të drejtuar ekipin. I
Trajneri taliano i Spezia, Juric I Veronës, Spalleti, Fonseca e Simone Inzaghi janë disa prej emrëve që Napoli ka kontaktuar, por për momentin nuk ka ende gjë zyrtare. Klubi italian do të presë fundin e sezonit për të vendosur më pas zyrtarisht se çfarë do të bëjë me Gatusson edhe pse mediat në Itali e bëjën fakt të kryer largimin e tij.