
Trajneri italiani Gennaro Gattuso është gati të rikthehet në pankinë. Pas një eksperiencë jo të mirë tek Valencia ku u largua pak kohë më parë, tekniku mund të kthehet të trajnojë ekipin e Olimpiakos në Greqi.
Skuadra e Pireut është më e titulluara në vendin fiqnj pasi ka 40 kampionate. Këtë sezon ata po vuajnë në kampionat pasi renditen të tretët pas Panathinaikos dhe AEK Athinës. Marrëveshja është pothuajse gati por do të jetë e vlefshme sezonin e ardhshëm.
Ish-trajneri i Milanit dhe Napolit më përpara ka patur një eksperiencë në Greqi kur ka drejtuar OFI-në e Kretës.
Poll