Luis Suarez mund të kosiderohet lojtari më i ri i Inter Miamit. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, ndërsa pritet vetëm të firmoset kontrata.
Në këtë mënyrë te skuadra amerikane do të rishikonim sërish Lionel Messin dhe Luis Suarez. Sulmuesi uruguait pritet të firmosë kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi për një vit tjetër, nëse gjithçka shkon si duhet në MLS.
Ish-i i Barçës do të udhëtojë në ditët në vazhdim për në Miami, kur pritet të zyrtarizohet gjithçka. Jo vetam Messin, te Inter Miami do të bashkohej edhe me Busquets dhe Alban. Në këtë mënyrë do të formohej një 'mini-Barcelonë'.
Poll