Etrit Berisha do të jetë në fushë me fanelën e Atalantës në transfertën e së dielës kundër Empolit. Portieri kuqezi bëri paraqitje pozitive me kombëtaren shqiptare, ndërkohë të njëjtën gjë po bën prej javësh në Seria A. Kësisoj ai ka fituar vendin e titullarit duke fituar në këtë mënyrë besimin e trajnerit Gasperini. Në të njëjtën skuadër luan edhe Berat Gjimshiti.
Qendërmbrojtësi kuqezi u largua nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një shqetësimi që ndjeu në kofshë. Gjasat janë që shtatlarti ta nisë takimin nga stoli, ndërsa në kampin tjetër Frederik Veseli do të jetë në në radhët e skuadrës së Empolit. Ndeshja mes Empolit dhe Atalantës do të luhet në orën 15:00.
Poll