Lirim Zendeli është një nga pilotët më të mirë shqiptar. Djaloshi i ri garoi këtë sezon në Formula 3, duek qënë mes më të mirëvë. Ëndrra e tij është kalimi në Formula 1, e nës vazhdon me këto ritme, diçka e tillë mund të arrihet. Zendeli është i ftuar në Sport Time te Supersport, ku përveç sportit, foli edhe për tema të tjera.
”Në pistë do jemi më para muajit mars. Në dhjetor janë testimet në Formula 2. Vazhdimisht ka testime. Sezoni nis zyrtarisht në muajin mars. Ne punojmë shumë me palestra dhe stërvitje.Në Formula 3 ka një peshë maksimale. Diku te 65 KG, je perfekt.
Unë e kam të thjesht pasi çfarëdo që ha, nuk shëndoshem. I ha të gjitha, por në Fast Food nuk ha.Ky sport pa financa nuk shkon. Sponsorët janë kryesorë. Pa ta nuk kisha garuar. Është një sport interesant” – Tha Zendeli.