Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Garë mes Inter dhe Juventus, futbollisti i Atalantës fut në "sherr" klubet e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Garë mes Inter dhe Juventus, futbollisti i Atalantës fut në

Robin Gosens është emri më i lakuar te Atalanta. Gjermano-hollandezi u afrua te bergamaskët në verën e 2017 për 2 milion euro nga Heracles në Hollandë, ndërsa vlera e tij tanimë është 30 milion euro. Mbrojtësi i majtë ka shënuar më shumë se çdo mbrojtës në vitet e fundit, duke kapur shifrën e 17 golave.

26 vjeçari tanimë është pjesë e kombëtares së Gjermanisë, duke luajtur katër ndeshje me ekipin e Low. Kontrata e lojtarit skadon në verën e 2022 dhe bergamaskët do duhet t'u japin përgjigje kërkesave të shumta. Në Itali bëjnë me dije se Inter dhe Juventus kanë kërkuar shërbimet e lojtarit.

Në verë, Antonio Conte e ka pasur një dëshirë personale, me palët që nuk ranë dakord. Formula e propozuar nuk ishte e duhura me zikaltërit e Bergamos që hoqën dorë. Në janar, drejtori i Juventus, Paratici tenoi të bindë zyrtarët e Atalantës për lojtarin, teksa duket se gjithçka është lënë për këtë verë.

Nëse Inter dhe Juventus duan lojtarin, atëherë duhet të shpejtojnë me ofertën zyrtare, pasiqë në garë është edhe Guardiola me Manchester City.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga