Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gardiani kuqezi feston me familjen te "Mrizi i Zanave" pas fitores me Çekinë

Shkruar nga NEWSPORT
Gardiani kuqezi feston me familjen te "Mrizi i Zanave" pas fitores me

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare, ka qenë dje një ndër mysafirët special të shef Altin Prengës dhe stafit të tij te "Mrizi i Zanave". Pas ndeshjes spektakolare me Çekinë, Berisha ka zgjedhur "Mrizin" për të konsumuar një darkë të veçantë me familjen.

"Me gjigantin e thjeshtë me zemër të madhe @etritberishaofficial. Pasi na bëri të ëndërrojmë dje, sonte erdhi me prindërit dhe familjen e tij të mrekullueshme sikur dhe herë tjera", shkruan Altin Prenga, teksa ndan dhe fotografitë me Berishën.

Sigurisht kjo nuk është hera e parë e gardianit kuqezi te "Mrizi i Zanave", pasi kushdo që shkon njëherë atje dhe provon magjinë dhe freskinë e ushqimeve tradicionale të gatuara në përsosmëri, e sigurt që do të kthehet përsëri.

Me një performancë fantastike si ajo e ndaj çekëve, ku mori notën më të lartë, kjo darkë shijohet dyfish nga 34-vjeçari kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga