U luajt ditën e sotme ndeshja e prapambetur e javës së 17-të të Kategorisë së parë mes Kastriotit dhe Bylisit. Krutanët bënë surprizën e madhe teksa fituan 2-1 përballë ballshiotëve kryesues.
Një fitore që u jep 3 pikë të arta në garën për mbijetesë, por gjithashtu ndez flakë garën për titull teksa Bylis do të përballet me Elbasanin të hënën dhe skuadrat i ndanë vetëm 2 pikë tanimë.
Dejvid Kapllani ishte hreoi i Kastriotit me 2 golat e tij në minutat 50’ dhe 77’. Një minutë më vonë, Lajthia do të rihapte lojën, por pa ndryshuar fatet e ndeshjes. ‘Stafeta’ tani i kalon verdhebluve që marrin dhuratën më të mirë deri tani.
Poll