Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Alpin Gallo analizon supersfidën e Kategorinë Superiore: Teuta nuk ka treguar cilësi për të qenë kampione, Vllaznia më e qartë

Shkruar nga NEWSPORT
Alpin Gallo analizon supersfidën e Kategorinë Superiore: Teuta nuk ka

Alpin Gallo, ish-lojtar dhe trajner I ftuar në emisionin "Pressing" ka analizuar supersfidën e ditën e e nesërme Vllaznia-Teuta. Sipas tij, skuadra durrsake është ndërtuar për titullin kampion, por deri më tani nuk ka treguar asnjë cilësi të tillë.

"Vllaznia ka bërë shumë mirë deri tani, ka marrë pikët e duhura. Nuk ka pse të ketë presion ndaj Teutës nesër. Teuta është ndërtuar për titull, por nuk ka treguar asnjë lloj cilësie për të qenë kampione. Ka patur shumë oshilacione deri tani.

Më stabël, edhe me ekipet elitare, është Vllaznia. Ka bërë shumë mirë, ishte agresive edhe në ndeshjen ndaj Tiranës, mund ta fitonte ndeshjen me pak fat. Problemi më i madh i Teutës është sulmi.

Vllaznia është shumë herë më e qartë, më agresive dhe më taktike. Nëse Vllaznia fiton, krijohet një hapësirë ku Vllaznia mund të gabojë në të ardhmen, distanca e bën ekipin shkodran më komod gjatë rrugëtimit. Ekipet e tjera nuk mund të gabojnë më", deklaron Gallo.

Poll

Lexo gjithashtu