Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tefik Osmani: Gabova në ndeshjen më Dinamon e Kievit, dëmtimi im do të shihet sot

Shkruar nga NEWSPORT
Tefik Osmani: Gabova në ndeshjen më Dinamon e Kievit, dëmtimi im

Para ndeshjes mes Kamzës dhe Skënderbeut, ka folur për mediat dhe lojtari i Skënderbeut, Tefik Osmani.

Korçari  për ''Supersport'' i'u rikthye sfidës së Europa Leagues dhe tha  se në rastin e golit të dytë në ndeshjen kundër Dinamos së Kievit, ai gaboi dhe po ta kthente kohën mbrapa, nuk do ta vononte topin.

I pyetur dhe për mungesën e Plakut, Osmani tha se më mirë që sulmuesi mungon, pasi po të luante do t'i prishte punë Skënderbeut.

''E kemi nisur mirë ndeshjen e parë, sot është një ndeshje tjetër e vështirë dhe mendoj se do të kemi një rezultat të mirë.

Po ta përsërisja ndeshjen me Dinamon e Kievit, nuk do e vonoja topin aq shumë në rastin e golit të dytë, por ishte dhe meritë e kundërshtarit.

Dihen meritat e  Plakut, më mirë që mungon sot.

Objektivi i vetëm është fitorja, nuk kemi rezultat tjetër'', përfundoi lojtari.

Osmani foli dhe për dëmtimitn e tij dhe tha se në orën 18:00 të ditës së sotme, ai do të marrë përgjigjen e rezonancës që ka kryer më herët gjatë ditës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga