
Futbollisti i Kombëtares, Shkëlzen Gashi ka zbulua për të gjithë tifozët një tjetër sekret, lidhur me suksesin e tij në MSL dhe ofertat e majme që ai ka refuzuar.
Ai është shpallur një ndër lojtarët më të mirë në "Major League Soccer", ku është pjesë e Colorado Rapids në kampionatin amerikan. Në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane, ai ka treguar, se për të arritur sukseset që ai ka pasur, i është dashur të "heqë" dorë nga milionat e ofruara nga Kina, Seria A apo dhe dhe Bundesliga gjermane.
Në intervistën e dhënë, sulmuesi i kombëtares është shprehur: ” Kam lënë pas një vit fantastik, kam fituar disa çmime, ja kam dalë të ndihmoj skuadrën me paraqitjet e mia në fushë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Kisha kërkesa nga Kina, Seria A dhe Bundesliga, por unë doja të përjetoja diçka ndryshe. Zgjodha një aventurë të re drejt një vendi ku kaloj pushimet dhe ku jetojnë disa miq të mirë. Kur më erdhi oferta nga Colorado nuk u mendova dy herë dhe nuk e bëra këtë zgjedhje absolutisht për para, sepse nëse do të zgjidhja anën ekonomike do të isha transferuar në Kinë ose Dubai", mësohet të ketë thënë sulmuesi për mediat zvicerane.
[gallery columns="1" size="full" ids="69827"]