
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë automobilistik tre ditë më parë në Itali.
Në gjendje më të rëndë është 21-vjeçari shqiptar Kevin Kuka, mesfushori i skuadrës së futbollit “Virtus Bolzano”.
Makina në të cilën udhëtonte 21-vjeçari nga Bolzano, së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit, është përplasur me një kamion.
Sipas gazetës Alto Adige, Kuka është hedhur nga automjeti nga sedilja e pasme e “VW Golf” dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë. Personat e tjerë në veturë kanë pësuar lëndime të lehta.
21-vjeçari u dërgua në spitalin Santa Chiara në Trento nga shërbimi i ambulancës. Pasditen e së enjtes Kuka iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale.
Mjekët thonë se orët e ardhshme janë vendimtare për të