
Futbolli italian në zi. Një aksident i rëndë ka ndodhur në Romë, ku mes viktimave është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Alessio Guerrieri, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
21-vjeçari luante me skuadrën e Tor Lupara, pikërisht në qytetin ku ndodhi aksidenti. I ndjeri ishte djali i ish presidentit të akademisë së Fonte Nuovas. Mediet e huaja bëjnë me dije se veç lojtarit, humbën jetën edhe 4 djem të rinj.
Fatmirësisht ka shpëtuar Leonardo Chiapparelli, i cili ishte shok skuadre me Alessio Guerrierin. Ai gjendet në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Poll