
Alvaro Morata ishte autori i golit të barazimit për Juventus në sfidën në transfertë 1-1 me Fiorentinën. Spanjolli këtë sezon u rikthye te bardhezinjtë pas katër gjashtë vitesh, ndërsa e ka të paqartë të ardhmen. Pas ndeshjes, tej dëshirës së tij për të vijuar, në fund futbolli është një biznes dhe Morata e di mirë që mund të ndërrojë sërish fanellën.
"Dëshira ime ështe të mbetem te Juventus përgjithmonë, por futbolli ështe biznes, gjithçka mund të ndodhë", tha Morata. Duket se ky është një sinjal edhe për drejtuesit bardhezi, që të negociojnë me lojtarin për një rinovim të mundshëm. Në ndeshjet e këtij seozni, Morata ka shënuar 18 gola në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Poll