
Jonathan Clauss dhe Christopher Nkunku janë dy risitë e Francës për ndeshjet miqësore të këtij muaji. Kampionët e botës do të përballen me Bregun e Fildisht dhe Afrikën e Jugut në dy ndeshje miqësore, ndërsa ditën e sotme, trajneri Deschamp bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar.
Risia e madhe është padyshim Jonathan Clauss që është pjesë e Lens dhe deri në 2017 luante futboll amator e nuk kishte luajtur asnjëherë për Kombëtaret e moshave. Anësori i krahut të djathtë ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën modeste të Lens dhe 30 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës ka shënuar 4 gola e kishte dhënë 9 asiste.
Skuadra e Lens e ka ndjekur trajnerin e Kombëtares franceze në TV në dhomat e zhveshjes dhe pasi është përmenduar emri i Clauss ka shpërthyer festa. Të gjithë shokët e skuadrës kanë komplimentuar lojtarin që merr ftesën për herë të parë duke bërë kështu ëndrrën realitet.
https://twitter.com/LensoisComLive/status/1504450003472900102?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504450003472900102%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Fla-francia-chiama-clauss-prima-convocazione-in-nazionale-a%2Fblt09529e7ac4f1a9f4