Ndihma financiare e qeverisë që ka lënë jashtë sportin ka nxitur një debat të madh në vendin tonë. Ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh publikisht se nuk do të japë asnjë qindarkë për futbollin, veçanërisht për arbitrat. Ai theksoi se gabimet e tyre kanë penalizuar shumë skuadrat duke dhënë penallti të paqena. Pas kësaj deklarate nuk pati asnjë reagim nga organet kompetente në FSHF.
Por, disa ditë më pas, duket se inati s’i del Shefit të Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci që përmes një komenti në rrjetet sociale i kujton kryeministrit Edi Rama se sport s’është vetëm futbolli apo Kategoria Superiore.
Dizejnajtori i arbitrave në FSHF shkruan: “Blendi, të lutem thuaj zotit Rama që me sportistë nuk përfshihen vetëm futbollistët e Kategorisë Superiore, por janë nga kategoritë e ulëta. Por, gjithashtu edhe sportistë të sporteve të tjera që marrin paga shumë të ulëta gjatë sezonit. Pse nuk duhet të përfshihen? Faleminderit!”, përfundon ai.
