Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Furtunë" te PARTIZANI, largime të bujshme nga skuadra e volejbollit

Shkruar nga NEWSPORT
"Furtunë" te PARTIZANI, largime të bujshme nga skuadra e

Ekipi i Partizanit në volejboll për femra kërkoi surprizën këtë sezon, duke luajtur në turneun e Champions League. Dy humbjet ndaj hungarezeve të Vashash Oduda nga Budapesti, duket se kanë sjellë rrëmujë në kampin e vajzave të kuqe. Largime në masë ka pasur këto ditë nga ky ekip, teksa largimi i trajnerit turk është pasuar me ikjen e titullareve të huaja.

Në këtë mënyrë nga ekipi janë larguar, Hudeçova, Këllëç dhe Mans që do të aktivizohen në klube të tjera. Edhe Basha është në kërkim të një ekipi, teksa klubi do të vijojë aventurën europiane në CEV Cup, përballë spanjolleve të La Lagunës. Ndeshja e parë do të luhet në Spanjë më 4 dhjetor dhe me një numër të madh vajzash nga vendi, Partizani duket i zhveshur nga objektivat. Lojtaret kishin kontrata vetëm për ndeshjet e Champions League, andaj nuk ka asnjë penalizim nga klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga