
Arbnor Fejzullahu e ka humbur gjyqin me Partizanin dhe nuk mund të largohet nga ekipi. Lajmi bëhet i ditur nga “Panorama Sport”, sipas së cilës, nga Dhoma e Zgjidhjes të Konflikteve në FSHF ka dalë vendimi se Partizani është në rregull me kontratën. Kështu, Fejzullahu, i cili u përfol për një kal;im të mundshëm te Skënderbeu, është i detyruar të qëndrojë i kuq deri në fund të sezonit të ardhshëm. Klubi i kuq, gjithmonë sipas “Panorama Sport”, e ka gjobitur futbollistin në fjalë me shumë e 10500 eurove.
Poll