
Sulejman Demollari feston sot 59-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, nuk kishte të mungonte urimi i Federatës Shqiptare të Futbollit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, FSHF-ja uron ish mesfushorin duke kujtuar dhe historinë e tij në futbollin e luajtur.
Gjithashtu përmendet edhe aventura e tij jashtë vendit ndërsa në kanalet zyrtare të komunikimit të FSHF-së shkruhej:
“Sot i urojmë ditëlindjen e 59-të legjendës së futbollit shqiptar, Sulejman Demollarit. Një mesfushor magjik, i cili fitoi gjithçka me Dinamon, provoi të fitonte titullin me Dinamo Bukuresht në Rumani dhe të linte gjurmë që në ndeshjen debutuese me dy gola dhe një asist.
I cilësuar si një nga të huajt më të mirë që luajti në Rumani, Demollari provoi të aktivizohej edhe me Panionis në Greqi dhe Gyor në Hungari, ndërkohë që pasi la futbollin iu besua në një moment edhe drejtimi i kombëtares shqiptare! Gëzuar ditëlindjen Sulejman Demollari!”