
Freiburg arriti një fitore të rëndësishme ndaj Wolfsburg me rezultatin 2-0 duke “blinduar” kështu vendin e 5-të. Pas kësaj fitorje tashmë skuadra e Freiburg ka hapur llogaritë edhe për zonën Champions, ku ndodhet me pikë të barabarta me Leipzig që luan nesër ndaj Bayern Munich.
Nga ana tjetër Wolfsburg rrezikon pjesmarrjen në kupat e europës pas kësaj humbje. Aktualisht ata ndodhen në vendin e 7-të në kuotën e 49 pikëve po aq sa dhe Bayer Leverkusen. Këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Kjo bënë që skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso të mbajë gjallë shpresën për të arritur një vend në Conference League nëpërmjet renditjes.
Poll