
Franc Bekenbauer i nënshtrohet operacionit në zemër.
Sipas Bild, ai ka aplikuar një “by pass”. Për "Kaiserin", ky nuk ishte një operacion urgjent, pasi ishte planifikuar të kryej pas disa javësh.
Gjithsesi, Bekenbauer do të qëndrojë për të paktën 1 javë në spital.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale në zemër ka ardhur për Bekenbauerin, një ditë pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij. "Kaiseri" është vënë nën hetim nga drejtësia zvicerane për pastrim parash dhe mashtrim kur Gjermania fitoi të drejtën për të organizuar botërorin e vitit 2006.
Poll