Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTOLAJM/ Më i miri në dy ndeshjet e fundit për Kombëtaren, Nedim BAJRAMI pritet si hero në Tetovë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Më i miri në dy ndeshjet e fundit për Kombëtaren,

Nedim Bajrami ishte padyshim protagonisti kryesor në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare. Fantazisti zhvilloi 2 ndeshjet më të mira me fanellën kuqezi prej momentit që debutoi duke shënuar 2 gola e 1 asist.

Në sfidën e parë në “Air Albania”, Bajrami vulosi 3 pikët me golin e dytë ndaj Moldavisë ndërsa në transfertën e Ishujve Faroe shkëlqeu me golin e parë dhe me asist në perlën e Kristjan Asllanit. 3 nga 4 gola të shënuar kanë ardhur nga këmbët e tij duke i dhënë 6 pikë jetike Shqipërisë për ëndrrën e madhe.

Tani ai po shijon pushimet pas mbylljes së sezonit dhe ndodhet në vendlindjen e tij në Tetovë. Bajrami ka marrë një surprizë të bukur teksa është pritur si hero nga tifogrupi “Ballistët” në ambientet e një lokali në qytet dhe kanë shkrepur një foto nën ngjyrat kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga